Sali Berisha s’duhet të shkoj në dyert e Prokurorisë!

Prokuroria ka frikë te ftoj vetëm vrasësit dhe për balance përvec të dyshuarve Meta dhe Rama janë duke ftuar si dëshmitar edhe Sali Berishën ndonëse nuk ka asnjë denoncim kundër tij. Të gjitha provat dhe dëmitarët tue çojnë tek një skenar ogurzi për tentativ vrasje me porosi të paguar nga Ilir Meta me qëllim ekzekutimin e deputetëve Doshi dhe Fufi.

Ndërsa në rrjet kishte një lloj konspiracioni se Sali Berisha nuk do të shkonte në prokurori, meqenëse nuk ka shkuar asnjëherë, ky i fundit u ka dhënë fund spekulimeve.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse do të ketë një thirrje nga ana e prokurorisë në lidhje me atentatin që po i përgatitej Tom Doshit, ai do të shkojë e të japë dëshminë e tij.

Deklarata e Berishës është bërë para se grupi parlamentar i PD-së, të nisë një tjetër mbledhje.

Ndërkaq Berisha tha se aktualisht “nuk kam marrë asnjë thirrje nga ana e prokurorisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button