Edi Rama e quan “sorrë” Kreshnik Spahiun

Kryeministri Edi Rama e ka quajtuar “sorrë” liderin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, transmeton Albeu.com.

Pas pyetjet së moderatorit Blendi Fevziu nëse Tom Doshi ka qenë sponsor i Partisë Socialiste, duke u bazuar në deklaratën e Kreshnik Spahiut e bërë një natë më parë në “Opinion”, ku ai deklaroi se Tom Doshi ka shpenzuar 4 milion euro për PS-në, kryeministri Rama pasi ka pyetur disa herë se kush ishte personi që e ka thënë këtë, ka marrë përgjigjen se është Kreshnik Spahiu.

Duke buzëqeshur, Rama thotë “sorra” duke aluduar në Kreshnik Spahiun ndërsa të njëjtën fjaë ka përdorur edhe më pas teksa fliste për kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, transmeton Albeu.com.

Debati:

Blendi Fevziu:
A ka dhënë Tom Doshi 4 milion euro për PS-në? Këtë e ka thënë Kreshnik Spahiu këtu.
Edi Rama: Kush është ky?
Blendi Fevziu: Kreshnik Spahiu.
Edi Rama: Sorra. Sorra e Aleancës Kuq e Zi.

Lajme të ngjashme

Back to top button