Shefqet Krasniqi: Bëni sa më shumë fëmijë

Imami Shefqet Krasniqi ka porositur kosovarët që të bëjnë fëmijë sa më shumë që të munden. Sipas tij, secili që mundet duhet të ketë së paku nga pesë fëmijë, nëse lejojnë kushtet shëndetësore.

“Bani fmi sa të muni. Mem ngu mu mos e leni nër pesë fmijë”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Rruga e ndriquar”, në TV Mitrovica, transmeton gazeta Fjala.

Kështu ai ka kundërshtuar deklaratën e ministrit Blerand Stavileci që kosovarët të mos i bëjnë nga 7 fëmijë nëse nuk kanë kushte ti mbajnë.

Sipas tij, është pasuri për familjen që të ketë sa më shumë fëmijë dhe nuk duhet ti frigohen varfërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button