Ancelotti merr bekimin e stafit dhe lojtarëve

Carlo Ancelotti mund të rri lirshëm. Lojtarët dhe stafi i Real Madridit janë të bindur se strategu italian është trajner ideal për ta drejtuar skuadrën nga “Santiago Bernabeu”, raporton “Marca”.

Madje, edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo kishte thënë pas barazimit me Villarrealin se brenda dhomave të zhveshjes besimi mbetet i madh në rrugën dhe punën e trajnerit italian.

Më herët është spekuluar se Ancelotti do të shkarkohet në fund të sezonit nëse nuk arin ta fitoj La Ligan, kurse Manchester City është përmendur si destinacion i mundshëm i strategut italian.

Lajme të ngjashme

Back to top button