Vështirësohet komunikacioni nga reshjet e borës

­ Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese ka në vendkalimet malore Strazhë dhe akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Tetovë ­ Kodra e Diellit ku ka edhe ndalesë për qarkullimin e autobusëve. Në aksin rrugor Tetovë ­ Jazhincë, i obligueshme është përdorimi i pajisjeve dimërore për automjete të rënda transportuese.

Sipas informatave të marra në LAMM nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa.

Borë me intesitet të dobët bie në pjesën veriperëndimore dhe jugperëndimore nga shteti, vende vende edhe borë nëpër rrugë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë,Koçan­Delçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button