Pllakat mirënjohje me Kuran të artë, ambasadorit Bejli

Sot në zyrën e Rijasetit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi priti ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shkup, Xhes Bejli me të cilin patën një bisedë mjaft konstruktive.

Ef. Rexhepi i dhuroi atij një pllakat mirënjohje me Kuran të Artë, në shenjë mirëseardhjeje në vendin tonë dhe si mirënjohje për bashkëpunimin mes institucionit të BFI-së dhe Ambasadës Amerikane në vend. Reisi i bëri një përshkrim të BFI-së mikut amerikan dhe e njoftoi me funksionimin e Bashkësisë Fetare Islame dhe organeve të saja. E njoftoi me rolin që luajnë Rijaseti, Muftinitë e ndryshme në vend.

Ambasadori Bejli e njoftoi Reisin se është i mirënjoftuar me këtë projekt dhe e pranoi se ky projekt është mjaft unik në botë dhe se duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera.

Luftërat që po ndodhin gjithandej, na bëjnë të mendojmë për ide të tilla për risocializimin e individëve, me qëllim që njerëzimi të tregohet më human në zgjidhjen e fateve të individëve të përfshirë nëpër këto luftëra famëkëqija.

“Ne si Ambasadë në mënyrë shumë serioze po e analizojmë këtë projekt me qëllim që të shohim se si mund tu ndihmojnë në realizimin e tij, tha Bejli.

Nga ana tjetër Reisul Ulemaja gjithashtu e njoftoi Ambasadorin me problemet më të cilat përballet Bashkësia Fetare Islame, për të shumtën e të cilave Ambasadori Amerikan kishte njohuri paraprake. Ai u shpreh se në vendin tonë vjen si një mik i cili dëshiron që problemet e tilla të mos ekzistojnë, por ja që ndodh që ato janë prezent, prandaj ndaj tyre duhet përkushtuar më shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button