Cilët janë prezantuesit televizivë më të kërkuar në Google?

Moderatorët e rinj të programeve televizive janë edhe emrat më të kërkuar në motorin më të madh të kërkimit, Google. Lundruesit e panumërt në internet, me sa duket i ndjekin edhe pas programit televiz që drejtojnë, për të mësuar më shumë rreth të preferuarve të tyre. Ndoshta pakkujt i ka shkuar në mendje se cilët janë më të kërkuarit në internet, për cilët kërkohet më shumë informacion. Natyrisht, janë grupi i më të rinjve, aty ku kureshtja është më e madhe. Emrat më të lakuar në mediat rozë, por edhe të vetë adhuruesve që i ndjekin nga ekrani.

“The Voice” (apo “Big Brother”), “Heart Attack”, “Wake up” (“100 milionë”), “Dancing with the stars” apo “Oktapod”? Kush nuk është shtrirë për shtatë palë qejfe në divan për të ndjekur këto programe televizive? Për shkak të formatit, por edhe për shkak të moderatorëve.

Ja cilët janë emrat më të kërkuar në motorin më të madh të kërkimit:

Ledion Liço kryeson listën e prezantuesve më të kërkuar në internet. Moderatori i njohur i Top Channel-it, ka mbyllur në fillim të vitit sezonin e 4-t të “The voice of Albania” dhe këtë të shtunë fillon për herë të parë sfidën me reality show-n “Big Brother 8”.

Ermal Peçi vijon menjeherë pas Ledionit. Prezantuesi simpatik i Agon Channel nuk është një fytyrë e re e ekranit. Prej disa kohësh, ai prezanton programin “Heart Attack”, bashkë me Rozi Latin, në Agon.

Eno Popi renditet i treti në radhë. Zëri zyrtar i “Top Channel” aktualisht drejton emisionin e mëngjesit “Wake up”, si dhe telelojën “100 milionë”, të martën në mbrëmje.

Drini Zeqo është një moderator i njohur i publikut. Spiker lajmesh në disa televizione, aktualisht Drini është pjesë e televizionit Vizion Plus. Sapo ka mbyllur me sukses spektaklin “Dancing with the stars” dhe së shpejti do të jetë moderator i një formati të ri që pritet të fillojë në këtë television.

I fundit në listën e më të kërkuarve në internet është Turjan Hyska, edhe ky një emër mjaft i njohur i publikut. Prej vitesh, Turi është pjesë e televizionit Vizion Plus, si producent i “Apartamenti 2XL” (këtë sezon do të shndërrohet në “Grand Hotel 2XL). Po ashtu, Turi drejton edhe programin e mbrëmjes “Oktapod” në Vizion./ RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button