Selmani: Pritet komplikim i situatës në brishtë të sigurisë në Maqedoni
Bashkim Selmani, ekspert për çështje sigurie thotë se pas aferave të fundit rreth përgjimeve, mungesës së dialogut politik e deri tek linja delikate e marrëdhënieve ndëretnike, tashmë në Maqedoni asgjë nuk është e sigurtë, në një prononcim për Alsat-M.
“Elementet e sigurisë janë të cenuara në nivel qytetar, institucional dhe qeveritar. Unë mendoj se jo vetëm që do të komplikohet situata. Faktori maqedonas do të bëj përpjekje për përforcimin e kësaj situate dhe tanimë përgatitën për çështje më radikale të sigurisë, sepse nga momenti i shkeljes së postulateve të sigurisë, atëherë vetvetiu pësojnë zbrazëtira për ndërhyrje. Tani mund të themi se Maqedonia është bërë shtet jofunksional”, deklaroi Bashkim Selmani, Ekspert për çështje sigurie.