Pasuria e 40 miliarderëve arabë është e barabartë me buxhetin e 11 vendeve arabe

Revista amerikane Forbes publikoi një raport mbi njerëzit më të pasur në botë për 2015, në të cilën vuri në dukje se pasuria e 40 miliarderëve arabë në kete listë tejkalon buxhetet e 11 vendeve arabe

Forbes zbuloi se pasuria e 40 miliarderëve arabë, të cilët vijnë nga tetë vende të ndryshme arabe, shkon afërsisht në 146.1 miliarde. Kjo shifër është e afërt me buxhetet totale të kombinuara të Algjeri, Marok, Jordani, Tunizi, Mauritani, Jemen, Komoros, Xhibuti, Sudan, Palestine dhe Somali – ku te gjitha se bashku kane 146.4 miliarde dollare

Pasuria e 40 miliarderëve arabë gjithashtu e tejkalon produktin e brendshëm bruto (GDP) të tre vendeve arabe – Libise, Tunizise dhe Libanit – të cilat kishin 145.9 miliarde $ në vitin 2014, sipas vlerësimeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Lista e te pasurve nga Forbes përfshin 1.826 individë me një pasuri totale prej $ 7.05 trilion dollare – një rritje e dukshme prej vitit të kaluar.

Lista e këtij viti është në krye me Bill Gates. Arabia Saudite kryesonte listën e vendeve arabe në aspektin e numrit të shtetasve të përfaqësuar në listën e te pasurve.

Lista përfshin 10 sauditë, tete egjiptian, shtate libanez, katër libanez qe vijnë nga familja e ish-kryeministrit Rafik Hariri. Pesë Arabë te pasur nga Kuvajti, te cilet kryesisht vinin nga familja Kharafi, si dhe tre nga Maroku. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button