LG G4 sjell edhe skanerin për gisht?

Para lansimit të LG G3 vitin e kaluar kishte zëra që pretendonin se telefoni i ri i LG-së do të vijë me një skaner për gjurmë të gishtave.

Edhe pse kjo gjë nuk ndodhi me modelin ekzistues të telefonit, tani thuhet se do të jetë pikërisht modeli i ri i telefonit LG G4 që do ta ketë të integruar edhe funksionin e leximit të gjurmëve të gishtave, përkatësisht skanerin që e mundëson këtë funksion.

Kohët e fundit është thënë se LG G4pritet të jetë shumë i ndryshëm nga LG G3, dhe se modeli i ri i telefonit do të vijë me një dizajn krejtësisht të ri, një shtresë të jashtme metalike dhe procesor të ri dhe më të fuqishëm që do të zhvillohet nga vetë LG.

Më pas është thënë se LG G4 do ta sjell ekranin me 5.5 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve dhe 3GB RAM.

LG gjithashtu besohet se do ta përditësojë kamerën e saj kryesore, për ta ofruar një të re me 16MP. Pritjet janë që LG G4 të lëshohet në muajin e ardhshëm, dhe deri atëherë mbetet të pritet dhe të shihet se me çfar specifika do të jetë telefoni më i ri i avancuar i LG-së. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button