Vuçiq: Serbia s’ka dorë në eksodin kosovar

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk është përgjegjëse për emigrimin masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ai e bëri këtë deklaratë ditën e enjte gjatë një konferencë të përbashkët shtypi në Beograd me Dimitris Avramopulos, komisionarin e BE-së për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë.

Duke iu referuar valës së shqiptarëve që po braktisnin vendin për BE-në, Vuçiq tha se ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi lirinë e lëvizjes.

“Serbia ndërmori veprime në konsultim me Brukselin dhe disa qeveritë evropiane. Vendi ynë ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi lirinë e lëvizjes, por edhe me qeveritë evropiane për të ndërmarrë veprime që nuk do t’i lejonte ata të abuzonin me besimin tonë”, tha Vuçiq.

Ndërsa Avramopulos tha në fjalën e tij se Serbia ka luajtur një rol konstruktiv kur bëhet fjalë për ndalimin e azilkërkuesve nga Kosova.

Ai njoftoi se Serbia do të marrë veprime vendimtare dhe në veçanti forcimin e kontrollit kufitar me Hungarinë në mënyrë për të zgjidhur problemin e azilkërkuesve shqiptarë nga Kosova, por edhe për ata serbë.

“Edhe Kosova flitet më shumë në media, qytetarët serbë futen gjithashtu në mesin e atyre që kanë aplikuar më shumë për azil. Çelësi për hapjen e kapitullit 24 për Serbinë është ndalimi i migrimeve nga Kosova dhe azilkërkuesit nga Serbia”, tha Avramopulos.

Serbia është akuzuar nga autoritetet kosovare se ajo lehtësuar largimet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike duke u hapur kufijtë, por edhe me politika të fshehta brenda vendit. Kjo sipas tyre, është bërë me qëllim për të pakësuar sa më shumë numrin e shqiptarëve në Kosovë.

Sa i përket procesit të integrimit të Serbisë në BE, Avramopulos tha se BE-ja është e vendosur në qëndrimin e saj se Serbia ka vetëm perspektivë evropiane.

“Kemi shumë punë për të bërë dhe ne duhet të bashkëpunojmë më shumë që integrimi të vij”, tha zyrtari i lartë grek./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button