Akuzat e Doshit, Basha: Rama-Meta po manipulojnë hetimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Parlamentit, Ilir Meta se po ndërhyjnë në hetimet për zbardhjen e akuzave të deputetit Tom Doshi.

Nga foltorja e selisë blu, kreu i demokratëve tha se mazhoranca është përfshirë në një përpjekje të ethshme për të manipuluar faktet dhe ngjarjen, sipas interesave të tyre.

“Po bëjnë çmos të manipulojnë faktet e rënda, duke i përzier me lloj-lloj faktesh pa vlerë, që qytetarët të mos kuptojnë se ç’po ndodh. Rrjedhja e informacionit nga hetimi është bërë për të çorientuar procesin. Organet hetuese kanë për detyrë të kryejnë hetimin. Kanë aktivizuar një makineri lajmesh dhe spekulimesh me një qëllim të vetëm, të shtrembërojnë të vertetën. Nuk e kam takuar asnjëherë marrësin e porosisë për vrasjen, thotë Didi. Ministri i Brendshëm e përgënjeshtron, duke thënë se e ka takuar, madje dhe ka mbajtur shënime”, deklaroi Basha./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button