Mexhiti shpalosi pllakën që mban emrin e sheshit “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot shpalosi mbishkrimin me emrin e Sheshit “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Pllaka në fjalë u zbulua nga Kryetari Mexhiti si dhe bashkëpunëtorët e tij ndër të cilët edhe Xhavit Hasani. Në këtë ngjarje nuk mungoi as prezenca e përfaqësuesve të Ambasadës shqiptare.

“Prej sot ky Shesh mban emrin Skenderbeu, kushdo që frekuenton këtu, kushdo që lëviz këtu, kushdo që orientohet për këtu, duhet të orientohet në bazë të kësaj pike dhe Sheshit Skenderbeu i cili po formohet ashtu siç ishte planifikuar, mirëpo edhe zyrtarisht ka kaluar procedurat në Qeveri dhe në Qytetin e Shkupit, tani më do të figuron pllaka me emrin e heroit tonë kombëtar.  Unë jam këtu bashkë me një pjesë të njerëzve që kanë dhënë shumë për Shkupin, kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare, andaj desha në mënyrë simbolike të ketë përfaqësues nga këto kategori të njerëzve duke filluar nga arsimi, biznesi, por duke mos harruar edhe ata që janë më meritorët për këto ndryshime, protagonistët kryesorë të luftrave çlirimtare”tha Mexhiti.

Shpalosja e mbishkrimit të Sheshit “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”
Shpalosja e mbishkrimit të Sheshit “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga familjet e dëshmorëve, Fuat Beqiri djalë i dëshmorit, epror i UÇK-së Xhavit Hasani, Isak Tërshana, Halide Palloshi, Kimete Agai, ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ahmet Lala, biznesmeni Enver Maliqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button