Gruevski për Juratoviqin: Njeriu me siguri nuk ka informacione të plota

Kryeministri Nikolla Gruevski e ka hedhur deklaratën e raportuesit për Ballkanin Perëndimor deputetit Josip Juratoviq i cili në Bundestagun gjerman ka vlerësuar se atribuimi ndaj shërbimeve të huaja si fajtor për aferën e përgjimeve  në Maqedoni janë të ulta. Sipas kryeministrit Gruevski, deputeti nuk ka qenë i informuar.

“Asgjë nuk injoroj, gjithçka je i qasem seriozisht, të gjitha deklaratat i dëgjoj seriozisht, por jo gjithkush që jep deklaratë është i informuar plotësisht”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ndërkaq për deputetin tjetër të Bundestagut, Juratoviq i cili shërbimet e huaja i quajti si arsye të pakuptimta të Qeverisë, Gruevski poashtu e quajti të painformuar.

“Personi me siguri nuk është i informuar sa duhet dhe jep qëndrim politik pa i poseduar të gjitha informatat. Kuptohet që përgjimet janë ilegale, këto që i prezanton Zoran Zaevi”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër .

Deklarata e deputetit gjerman Klaus Bremihse kursi autoritar i Qeverisë cenon integrimin e vendit në BE dhe NATO, nga LSDM është vlerësuar si shuplakë për VMRO-në pikërisht nga partia si motër e kancelares  Merkel.

“Karakteristike është edhe ajo që Qeveria tentonte ta liferojë se pas Nikolla Gruevskit qëndron Angela Merkel dhe partia e saj djathtiste, gjegjësisht morën shuplakë në fytyrë nga partia e tyre si motër si dhe morën diagnozë se në Maqedoni po forcohet pushteti autokratik”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Propozimin e dalë nga Parlamenti evropian për delegimin e një ndërmjetësi në zgjidhjen e situatës në vend, VMRO, LSDM dhe BDI e kanë mirëpritur por secila, në mënyrën e vetë.

“Jo një, por 11 le të dërgojnë nëse duan sepse faktet dhe argumentet janë mirë të njohura dhe kushdo që të vijë çfarë do që të sheh do të bindet në atë që është e vërteta dhe që ja prezantuam opinionit. Jo një, 11 ose 11 le të dërgojnë ne do ti pranojmë, le të shohin, dëgjojnë, vëzhgojnë dhe le të komentojnë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Lajme të ngjashme

Back to top button