PLD: Qeveria tani mundet lirisht të gjuaj ndaj popullit

Partia Liberal­ Demokrate shprehet e tmerruar për miratimin e ligjit që i lejon policisë përdorimin e plumbave të gomës në situata trazirash.

PLD thotë se fakti se institucionet janë të partizuara sjell në pikëpyetje kriteret dhe mënyrën e zbatimit të këtij ligji.

“Pyesim publikisht, kush do të bëjë vlerësimin e situatës se kur duhet përdorur këto masa të dhunshme”, thuhet në reagimin e PLD­së.

Partia thotë se “druhemi që në vend që situata e krijuar të shtensionet dhe zgjidhet, ajo do të përndizet edhe më shumë  me anë të dhunës fizike ushtruar mbi qytetarët”.

“Ku do të na shpijnë këto masa të reja represive në një rast proteste të qytetarëve? Vallë nuk mjaftoi përdorimi i forcës fizike, shufrave, mjeteve kimike, ujit me presion dhe qenve, dhe tani në menynë tuaj shtuat edhe plumbat e gomës, paralizatorët elektrikë dhe bombat e tymit”, thuhet në reagimin e PLD­së

Lajme të ngjashme

Back to top button