Zbulohen çmimet e nderit të aktivitetit “Milingona e Artë”

Organizatorët e Milingonës së Artë sot në një konferencë për mediat kanë shpalosur disa detaje rreth organizimit të këtij manifestimi. Këtë vit Milingona e Artë do të prezantohet nga Fisnik Zeqiri dhe Afrona Vërzivolli. Do të jetë një mbrëmje e gjatë me shumë emocione, befasi dhe sigurisht me shumë mirënjohje për arritjet tona më të mëdha shoqërore, thonë organizatorët.

Organizimi këtij manifestimi bëhet me të tretën herë me radhë.

“Ashtu siç është traditë ngjarja do të jetë me shumë glamur, risi këtë vit është se vendi ku do të mbahet ngjarja është salloni i Porshes Maqedoni. Data e manifestimit do të jetë data 7 Mars. Ngjarja siç e dini, është e tipit të mbyllur me ftesa, megjithatë publiku i gjërë do të mund ta ndjek transmetimin e plotë në Tv Alsat me datë 14 mars në ora 21 e 30”, tha Bleta Abdullai, organizatore.

Organizatoret e Milingones

Në këtë konferencë gjithashtu u zbuluan 3 çmimet e nderit që Milingona e Artë i jep çdo vit dhe që janë jashtë konkurrencës.

Izet Curri – Stilisti, i cili ka pasur ndikim global me shijen e tij, nga Parisi, Hollivudi e në gjithë botën. dhe

Musherefe Llozana – aktorja legjendë e Tetarit Shqiptar Shkup. Puna e saj ka hapur perspektivë të theksuar sidomos për zhvillimin e femrës dhe teatrit, por dhe vetë teatrit në përgjithësi.

Milingona e Artë, ndan edhe një çmim për institucion ose individ jo shqiptar, por që ka promovuar vlerat shqiptare. Këtë vit fituese e këtij çmimi është:
Mirjana Malevska, profesore universitare, studimet e saj, puna e saj ndër vite si dhe gjatë vitit 2014, ka ndikuar jo vetëm në promovimin por edhe në edukimin e vlerave shqiptare.

“Milingona e Artë” për gjithë i ndan Mirënjohje: Shoqatës sportive studenti, nën drejtimin e z. Bexhet Toçi pasi që ndikon me plot pozitivistet në jetën e fëmijëve sidomos të atyre në nevojë.

“Ai me vetë iniciativë organizon trajnime sportive për fëmijët me nevoja të posaçme në gjithë Pollogun. Fëmijët që merren me aktivitete sportive janë nga etni dhe gjini të ndryshme dhe ndonëse në nevojë, jetët e tyre tentohet të zbukurohen nga një nismë e tillë, e cila meriton çdo respekt. “ thanë organizatorët.

Të pyetur lidhur me reagimin e këngëtares Altuna Sejdiu që bëri pas nominimit që iu bë nga Milingona e Artë organizatorët thanë se kanë pasur kërkesë për ta larguar nga nomimnet por ka qenë e pamundur.

“Kemi pasur kërkesë shumë të kulturuar nga Tuna me qëllim që të tërhiqet nga nominimi megjithatë ajo ishte e pamundur në atë moment sepse nominimet kishin dalë 10 ditë dhe do të ishte e padrejtë që të gjithë ata që janë të nominuar që sistemi të shkonjë në 0 dhe të mos numëroj asnjë votë deri në atë moment. Arsyen e tërheqës së Tunës, këngëtarja e ka cekur vetë në rrjetin social dhe tek ne janë të mirëseardhura të gjitha kritikat dhe sugjerimet”, thanë organizatorët./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button