Grafite: “Alo naçallniçe” (Alo komisar) në avantazh para “Shu praish”(Ça bën)

Audio regjistrimet me bisedat e përgjuara të cilat i publikoi lideri opozitar, Zoran Zaev aktivizuan format artistike nëpër mure, kështu që në më shumë ndërtesa nëpër Shkup mund të vërehen grafitë të inspiruara nga frazat “më të mira” që janë përdorur në”bombat” e opozitës.

Shprehja e Gordana Jankullovskës “Shu praish” që u bë i famshëm nëpër rrjetat sociale e që fitoi hashtag në Twitter, është shkruar në disa ndërtesa ndërsa të shpeshtën afër kësaj shprehje qëndrojnë edhe fjalët e Zoran Stavrevskit “Tung Gorde”. Por, megjithatë, prej grafiteve prin shprehja “Alo shef, siç quhet mes vete, sipas publikimeve të Zaevit drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe gazetari Dragan Pavlloviq- Latas.

Përveç fraza nga bisedat e përgjuara, një ndër grafitët e rinj janë edhe figurat e Anonimus, hashtagjet “bomba” dhe “tik tak tik tak” si dhe ilustrimet e bombës.

Aq sa janë të shpejtë vizatuesit e grafiteve, po aq të shpejtë edhe ata që duan t’i mbulojnë, kështu që një pjesë e tyre janë të shkarravitura me ngjyra që mos të shihet se çfarë shkruan në to.

DSC_2907

DSC_2900

DSC_2897

DSC_2892

DSC_2893

DSC_2888

20150303_104419

20150303_104330

20150303_104242

20150303_104159

20150302_084354

20150302_084258

11041338_10153672682812738_554453886_n

DSC_2917

DSC_2913

DSC_2909

DSC_2908

20150303_104242

Lajme të ngjashme

Back to top button