Ivanov për “Le Temps”: Kriza me përgjimet pasojë e vonesave në rrugën integruese

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën ditore zvicerane “Le Temps”, krizën politike në Maqedoni të krijuar pas e aferës së përgjimeve e konsideroi si pasojë e frustrimit për shkak të vonesave në proceset integruese.

Në vërejtjen e gazetës se disa shohin “tendencë të autoritarizmit” në Maqedoni, që e vendos në rrezik pavarësinë e lirisë së shtypit, presidenti Ivanov u përgjigj se në këtë mënyrë opozita po përpiqet të tërheqë vëmendjen. “Ju me siguri i referoheni rastit me përgjimin ilegal me të cilin lideri i opozitës Zoran Zaev po përpiqet të tërheqë vëmendjen. Nga fillimi i këtij rasti, unë intervenova që të kërkojë nga institucionet shtetërore të veprojnë shpejt dhe t’i dënojë ata që e kanë shkelur ligjin” thekson Ivanov.

Në konstatimin e “Le Temps” (Koha) se jashtë “jemi mësuar me idenë se Maqedonia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pse ndodh kështu?”, presidenti Ivanov u përgjigj se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik për Maqedoninë. “Për ne, anëtarësimi në BE është qëllim strategjik. Midis 80 dhe 90 për qind e popullatës është prononcuar për këtë, ndërsa nga viti 2009 Komisioni Evropian dha gjashtë rekomandime pozitive për anëtarësimin tonë. Por, Greqia vazhdoi ta kundërshtojë një gjë të tillë”, thotë Ivanov. I pyetur nëse mund të ndryshojë diçka me ardhjen në pushtet të Aleksis Ciprasit në Athinë, presidenti i Maqedonisë shfaq shpresë se kjo do ta shënojë ardhjen e gjeneratës së re e cila “di të çlirohet nga paragjykimet nga e kaluara”.

Lajme të ngjashme

Back to top button