Fushatë kundër faturave të shtrenjta të EVN Maqedoni (FOTO)

Në Maqedoni po vazhdon revolta dhe pakënaqësia ndaj korporatës elektroenergjetike EVN Maqedoni, për shkak të çmimeve të larta dhe pamundësisë së qytetarëve për të përballuar këtë.

Reagimet janë shtuar edhe pas territ disajavor që kishte përfshirë zonën perëndimore të Maqedonisë, nga Malësia e Mavrorës deri në Strugë, si pasojë e rrënimit të rrjetit nga moti i keq dhe vonesat e sanimeve.

Një pjesë e këtyre qytetarëve për shkak të dëmeve masive që kanë përjetuar kanë kërkuar dëmshpërblime nga kjo kompani dhe sanimin e të gjitha dëmeve të përjetuara.

Kësaj i janë bashkëngjitur edhe biznese dhe aktivitete tjera që kanë përjetuar dëme të mëdha.

Tani reagimet dhe fushata aktive po vazhdon edhe përmes rrjeteve sociale, ku apelohet përkrahje masive kundër faturave të shtrenjta të EVN Maqedoni.

Kështu në facebook është krijuar një faqe Të gjithë kundër EVN-së që momentalisht ka mbi 6.300 ndjekës. Në këtë faqe vazhdimisht postohen fatura me shuma të larta që ju vijn qytetarëve të Maqedonis. Gjithashtu bëhen krahasime me faturat që janë në shtetet perëndimore (Zvicër, Gjermani, Danimark) ku edhe pse standarti është shumë më i lart se në Maqedoni, paguhet shumë më pak për energji elektrike.

EVN Fatura

EVN Fatura1

EVN Fatura2

Lajme të ngjashme

Back to top button