Gripi në rritje, të respektohen masat për parandalim

Gripi ende është në rritje e sipër dhe pritet të vazhdojë edhe në dy deri në tre javët e ardhshme, tregon Ministria e Shëndetësisë.

Në javën e fundit nga muaji i fundit janë paraqitur 4.781 persona të sëmurë me simptoma të gripit në territorin e tërë shtetit, që paraqet rritje të numrit të rasteve të regjistruara në krahasim të javës së kaluar për 43,7 për qind. Gjithsej deri më tani janë paraqitur 18.652 persona me simptoma të gripit.

Parandalimi më i mirë i gripit, tregojnë nga Ministria e Shëndetësisë, është që të shmanget kontakti me personin e sëmurë, rregullisht të mbahet higjiena personlea dhe higjiena e duarve (larja e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë ose shfrytëzim të faculetave të lagura me bazë alkooli, veçanërisht pas kollitjes dhe teshtimës). Gjatë paraqitjes së sëmundjes është e nevojshme që pacienti të vendoset në hapësirë të veçantë derisa simptomat e sëmundjes nuk largohen, si dhe ajrosje të shpeshtë të dhomës së personit të sëmurë dhe dezinfektim të sipërfaqeve.

Viroza e gripit, sqaron Ministria e Shëndetësisë, qarkullon gjatë muajve të dimrit, ndërsa mund të shkaktojë sëmundje te të gjithë personat e rritur. Sëmundja bartet përmes rrugëve të frymëmarrjes (gjatë kollës dhe teshtimës), si dhe përmes kontaktit me të sëmurin. Periudha e inkubacionit më së shpeshti është prej një deri në tre ditë, ndërsa i sëmuri është infektuar një ditë para se të paraqiten simptomat dhe shtatë ditë pas paraqitjes së simptomave. Kjo sëmundje ka fillim të papritur me paraqitjen e temperaturës së lartë, dhimbje koke, lodhje e përgjithshme, dhimbje në muskuj dhe kyçe, fyti i kuq, lotim të syve dhe sekrecion në hundë, kollë. Te një pjesë e personave të infektuar sëmundja mund të kalojë edhe pa simptoma ose me simptoma të lehta të ftohjes.

Gripi më së shpeshti karakterizohet me pasqyrë më të lehtë klinike dhe kalon për disa ditë me terapi dhe pushim, përderisa te grupet e rrezikuara mund të shkaktojë edhe komplikime me pasqyrë të rëndë klinike si pneumoni. Për grupet e rrezikshme konsiderohen personat mbi moshën 65 vjeçare me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët nën dy vjet, persona të cilët vuajnë nga sëmundja e mushkërive, sëmundje të zemrës ose malinje, persona me diabet dhe sëmundje të tjera kronike.

Lajme të ngjashme

Back to top button