Jabllanoviçi flet për “persekutimin e të krishterëve” në Kosovë

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq do të marrë pjesë të enjten në një panel diskutimi për temën e persekutimit të të krishterëve në Kosovë.

Kështu njofton televizioni spanjoll TV5, ku thuhet se Jabllanoviq, së bashku me atin e Dioqezës së Rashkë-Prizen, Srdjan, dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse ruse në Spanjë, Andrey Kordochkin, do të marrin pjesë në këtë debat për persekutimet e të krishterëve ortodoksë.

TV5 raporton se Jabllanoviq ishte shkarkuar nga detyra e ministrit në Qeverinë e Kosovës, “vend ky me shumicë myslimane”, pasi që ai “fuqishëm dënoi sulmin ndaj autobusit që barte të krishterë ortodoksë në ditën e krishtlindjeve ortodokse”, transmeton lajmi.net.

“Tema të cilën do ta diskutojë paneli debatues titullohet ‘Persekutimet e të krishtevëve në Kosovë’ dhe do të moderohet nga drejtori i Institutit të Studimeve Historike, Alfonso Mendoza Bullon”, shkruan TV5.

Lajme të ngjashme

Back to top button