Ndalesa për kamionë në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë-Dibër për shkak të reshjeve të borës.
Sipas informatave të marra në LAMM nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button