Mot i vranët me reshje të përkohëshme të shiut

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male të borës. Gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar jugore. Reshjet më të rrëmbyeshme do të jenë në orët e pasditës dhe natës drejt të premtës kur lokalisht pritet që të bien mbi 25 litra në një metër katror reshje të shiut.

Në disa vende më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë posaçërisht në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit. Nëpër male pritet rritje e shtresës së dëborës për rreth 20 centimetra.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri shtatë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri 10 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe erë e përforcuar juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri shtatë gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button