Për herë të parë në Maqedoni ndeshje me 6 refera

Fundjava që vjen sjell startin e rrethit të tretë të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa Shkëndija në Tetovë do të përballet me Pelisterin nga Manastiri. Kjo përballje e xhiros së 19-të e skuadrës ‘kuqezi’ për herë të parë në histori do të referohet nga 6 arbitra. Federata e futbollit të Maqedonisë në drejtim të ngritjes së cilësisë në ndarjen e drejtësisë, ka sjellë vendim që në të ardhmen nga një ndeshje derbi në Ligën e Parë të referohet nga 6 arbitra, sipas praksës që tani më është e zakontë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës.

Kështu të dielën në Tetovë përveç arbitrave të zakontë, kryesorit, ndihmësve dhe arbitrit të katërt, do të kemi mundësi të shohim edhe dy arbitra shtesë që do të qëndrojnë prapa portës pranë vijës fundore. Arbitër kryesor i takimit Shkëndija-Pelisteri do të jetë Stevçe Shuleski nga Ohri, ndihmës të tij janë Zharko Todorovski dhe Laze Çakaresi, arbitër i katërt do të jetë Dejan Nedelkovski, ndërsa prapa portave do të qëndrojnë Marjan Eckoski dhe Konstantin Vllaho.

Lajme të ngjashme

Back to top button