Barca me lehtësi kalon në finale

Barcelona është kualifikuar për në finale të Kupës së Mbretit, pasi që ka mposhtur Villarrealin edhe në ndeshjen e dytë, me rezultat 1:3. Edhe ndeshja e parë në Camp Nou, pati përfunduar  3:1 për Barcelonën.

Skuadra e Enriques e nisi mirë lojën, duke shënuar që në minutën e 3’, me anë të Neymar.

Dos Santos në minutën e 39’, barazoi në 1:1. Por për fitoren e Barcelonës u përkujdesën Luis Suarez, që shënoi në minutën e 73’, ndërsa Neymar në minutën e 88’, shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Barcelonën.

Barcelona në finale do të takohet me fituesin e takimit Athletico Bilbao – Espanyol.

Lajme të ngjashme

Back to top button