Deralla: Shtetet normale demokratike nuk përdorin plumba gome

Aktivisit Xhabir Derallës nga OJQ “Civil” komenton për Ligjin e ri ku mund të përdoren plumbat e gomës nga ana e forcave policore.

“Plumbat e gomës shkaktojnë gjakderdhje të brendshme, thyerje, lëndime të mëdha dhe në disa raste mund të sjellin edhe vdekjen. Një numër i madh i shteteve janë tërhequr nga ky model i armëve, si plumba të gomës, paralizator elektrik, shok-bomba, etj. Janë mjete që shtete demokratike normale nuk i përdorin”, thotë Deralla.

Parlamenti ditë më parë miratoi një ligj me anë të së cilit gjatë protestave të dhunshme policia mund të përdorë plumba gome.

Sa për informatë Kombet e Bashkuara dhe autoritetet lokale kanë ndaluar krejtësisht përdorimin e plumbave të gomës në Kosovë pas protestës në Prishtinë në 2007 që vrau dy vetë, dhe vendi që i shpiku është Britania e Madhe, të cilët pothuajse i kanë vënë krejtësisht jashtë përdorimit pas vitit 1975 sepse për pesë vjet teksa i ka përdorë në Irlandën e Veriut u vranë 13 njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button