Skandaloze! Vijon helmimi masiv i qenve në Tetovë

Në Tetovë vijon skandali me helmimin e qenve endacak. Enigma se ku shkuan gjithë ata qen endacak nga rrugët e Tetovës, sërish del në sipërfaqe. Një qytetarë anonim i Tetovës ka denoncuar se qentë endacak të Tetovës helmohen te stacioni për ngarkim shkarkim të mbeturinave në dalje të Tetovës.

Banorët përreth edhe pse nuk kanë folur publikisht, ata kanë theksuar se kjo që ndodh është një katastrofë dhe tmerr, ngase mund të përhapet ndonjë epidemi. Qentë në këtë vend vërehen se nuk janë të goditur dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre, ndërsa disa nga qentë endacak të ngordhur vërehet se një kohë të gjatë janë lënë në atë vend.

Mjeku në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, Ratko Davidovski, tha se nëse qentë e ngordhur nuk kanë shenja në trupin e tyre, atëherë dyshimet janë të sakta se bëhet fjalë për helmim, shkruan gazeta Koha.

Lajme të ngjashme

Back to top button