Gjermania e brengosur: Gjendja në Maqedoni po bëhet më e pakontrolluar dhe më jo-stabile! (VIDEO)

Politika gjermane po i ndjek gjithashtu me vëmendje ngjarjet dhe zhvillimin e situatës në Maqedoni, veçanërisht 5 javët e fundit. Sot Komisioni i politikës së jashtme të Bundestagut gjerman diskutoi me dyer të mbyllura për krizën politike në Maqedoni. Nëse nga vetë seanca nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta, nga biseda e deputetit të partisë konservative në pushtet, CDU në Bundestagun gjerman, Klaus Bremih dhënë për DW , mund të fitohet përshtypja për vlerësimet e bëra në seancën e sotme për gjendjen në vend. “Sipas asaj që shoh dhe sipas raporteve të prezantuara, gjendja në Maqedoni po bëhet më e pakontrolluar dhe më jo stabile”, thotë Bremih, transmeton Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button