Gazetarja e TV Telmës me këtë gjest i thotë JO censurës dhe lajmeve me porosi (VIDEO)

Në edicionin e lajmeve të sotme, udhëheqësja dhe gazetarja e TV Telma, Jasminka Anevska në deskun e saj kishe një telefon të kuq. Përderisa transmetonte lajmet, telefoni nuk pushonte së cingruari. Në një moment ajo e hap dhe e mbyll këtë telefon që simbolizon telefonin e censurës dhe lajmeve të porositura.


Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë së protestuari pasi që dje nga lajmi i saj janë hequr pyetjet provokative që ajo ia bëri kryeministrit Nikolla Gruevski në lidhje me skandalin e përgjimeve që e zbardhi opozita.

Lajme të ngjashme

Back to top button