BMW planifikon të punësojë 8 mijë njerëz

Kompania BMW planifikon që për vitin 2015 të punësojë më shumë se 8 mijë persona, 5 mijë prej tyre në Gjermani.

BMW para se gjithash kërkon inxhinierë, ekspertë të IT-së si dhe specialistët për softuer, ka njoftuar Milagros Caina-Andree, drejtoresha e sektorit të punësimit.

BMW vitin e kaluar ka punësuar rreth 7 mijë punëtorë, nga të cilat gjysma janë të punësuar në Gjermani.

Numri aktual i të punësuarve në tërë kompaninë BMW në mbarë botën është rreth 110 mijë punëtorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button