Simpatizantët e PEGIDA-s sulmojnë emigrantët

Struktura PEGIDA, e ashtuquajtur ”patriotët evropianë kundër islamizimit të Perëndimit”, vazhdon të minojë themelet e paqes shoqërore.

Kjo strukturë me tendenca neonaziste, në protestën në qytetin Anwerp të Belgjikës, ku arriti të mbledhë vetëm 200 veta, ashtu si gjithmonë, kërkoi që nga vendi të dëbohen myslimanët dhe emigrantët.

Ndërsa në marshimin në Gjermani, sloganet raciste u kthyen në akte dhune.

Pas shpërndarjes së protestës në Dresden ku morën pjesë 6 mijë veta, një grup simpatizantësh së kësaj strukture, sulmuan emigrantët që kishin ngritur çadra në sheshin Semperoper.

Përshkallëzimi i ngjarjes u parandalua me ndërhyrjen në kohë të policëve me kuaj.

Në Gjermani, edhe në fillim të javës ishin zhvilluar protesta të PEGIDA-s edhe në qytet Magdeburg, Chemnitz dhe Suhl.

Rikujtojmë se lideri i PEGIDA-s, Lutz Bachmann dha dorëheqjen si lider i lëvizjes antiislame pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një fotografi e tij me mustaqe dhe krehje si ish-diktatori gjerman, Adolf Hitler.

Lajme të ngjashme

Back to top button