Prokuroria lëshon urdhërarresti për atentatorin e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit

Sot në mesiditë është firmosur nga Prokuroria urdhër-arresti për shtetasin Durim Bami, i ndaluar prej 72 orësh në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Ai është vënë nën akuzë për vrasje të mbetur në tentativë. Durim Bami u bë i njohur për publikun pas akuzave të deputetit Tom Doshi, se Ilir Meta e kishte porositur për vrasjen e tij dhe të kolegur Mëhill Fufi. Sipas Doshit, 36-vjecari nga Fushë Kruja ishte personi që do të kryente vrasjen.

Prej dy ditësh ai mbahet i izoluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Janë ende të paqarta deklaratat e Bamit para hetuesve, edhe pse sot ka dalë në media se ai ka thënë që ishte paguar prej deputetit Tom Doshi, për të ngritur të gjithë këtë histori dhe për të thënë se Ilir Meta qëndronte pas atentatit. Nesër në Prokurori do të shkojë edhe deputeti Tom Doshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button