Deputeti Gëzim Kelmendi braktis Ferid Aganin, dorëhiqet nga PD-ja

Deputeti i Partisë së Drejtësisë Gëzim Kelmendi në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga Partia e Drejtësisë me disa anëtarë të tjerë duke shprehur se “tradhtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi,lakmia dhe uria për pushtet, shkelja e parimeve për interesa personale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë, na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë”.

Ja postimi i plotë:

Dorëheqje nga Partia e Drejtësisë,

Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se unë ,
Gëzim Kelmendi- nënkryetar i PD dhe Kryetar i degës së PD në Pejë,
Vehbi Berisha-anëtar i Kryesisë së PD ,
Myhedin Sylqa-anëtar i Kryesisë së PD,
Berat Dajaku-anëtar i Kryesisë së PD dhe Kryetar i degës së PD në Skenderaj,
Nasuf Gashi -Kryetar i degës së PD në Drenas,
dhe komplet degët:
1. Dega e PD në Pejë,
2. Dega e PD në Drenas,
3. Dega e PD në Skënderaj, japim dorëheqjen (largohemi) nga të gjitha funksionet në Partinë e Drejtësisë.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi,
Deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës

Lajme të ngjashme

Back to top button