Në qershor pritet të nënshkruhet marrëveshje në fushën e arsimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Që nga 31 dhjetori i vitit 2010, Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë marrëveshje bashkëpunimi në sferën e arsimit, pasiqë të njëjtës i përfundoi afati i vlefshmërisë.

Sipas MASH-it, një delegacion pune i autorizuar nga ministri Abdilaqim Ademi, qëndroi për dy ditë në Tiranë me qëllim të harmonizimit të tekstit të marrëveshjes me Shqipërinë, që sipas të gjitha gjasave, do të nënshkruhet në muajin qershor.

Procesi për nënshkrimin e marrëveshjes se re bilaterale mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është në fazën e saj të parafundit. Tani që grupet e punës kanë harmonizuar deri në detaje tekstin përkatës, i njëjti do t’u dërgohet për shqyrtim qeverive respektive në Shkup dhe Tiranë, për të marrë mendimin dhe pëlqimin edhe të ministrive të tjera, në mesin e të cilave ministrive të Punëve të Jashtme, Drejtësisë apo Financave.

Lajme të ngjashme

Back to top button