Recension “Hajde” në protestë para RTM-së, Bojarovski nuk e ka penguar një kontratë të dëmshme

Ky është një kontribut që e publikon Televizioni i Maqedonisë në emisionin e partë informativ në orën 17, menjëherë pas performancës së platformës për politikë qytetare “Hajde”, me të cilën e porositi TVM-në se duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo megafon i qeverisë. Kontributi fillon në mënyrë korrekte dhe i tillë është deri në mes, kur me një spin shtrembërohet arsyeja për performancën e realizuar. Në këtë mënyrë spinohet ngjarja më larg se sa arsyeja për protestën e organizuar, e cila është e thjeshtë – t’i dërgohet porosi televizionit publik se ai është i të gjithë qytetarëve.

(Vërejtje: Në emër të transparencës së plotë, Ju njoftojmë se në kontributin që e recensojmë, përmendet edhe kolegu Zoran Bojarovski, i cili përndryshe është bashkëpunëtor i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media”)

bojarovski MTVLinku deri te artikulli origjinal: “Hajde” në protestë para RTM-së, Bojarovski nuk e ka penguar një kontratë të dëmshme!

Data dhe koha e publikimit: 28.02.2015, 17:30

Data e recensionit: 02.03.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

FAKTET KUNDËR SPINIT

Është e vërtetë se anëtarët e shoqatës qytetare “Hajde” dolën në protestë para RTM-së.

Pas deklaratave të shkurtëra të dy pjesëmarrësve të performancës, kontributi vazhdon me mbrojtje, duke cituar një përfundim të Agjencisë për  media audio dhe audiovizuale për ndjekjen e fushatës zgjedhore. Menjëherë pas kësaj fillon edhe spini ku sulmohen Bojarovski dhe drejtori i Fondacionit “Shoqëria e hapur”, Vlladimir Millçin.

Titulli ëshë krejtësisht i pavërtetë, e me këtë rast edhe dezinformon dhe është tendencioz. Edhe pse Bojarovski edhe në deklaratën e tij thotë se „këtë e kanë bërë shërbimet profesionale, ndërsa Këshilli nuk ka rol që t’i udhëheqë ato procese”, megjithatë kontributi vazhdon me spinin:

“Atëherë u realizuar një kontratë e turbullt nga e cila RTVM-ja edhe sot e kësaj dite ka dëme. Në marrëveshje të drejtpërdrejtë dhe pa tender, është nënshkruar marrëveshje me kompaninë sllovene TSE për blerjen e pajisjeve për studio televizive, e cila pastaj u dëshmua se i dëmshme për NP-në. RTM-ja e humbi kontestin gjyqësor dhe tani duhet të paguajë rreth 1,5 milionë euro.”

Sipas dоkumentit nga Enti shtetëror për revizion, faqja 21, ajo kontratë është nënshkruar më 1 korrik 2008. Atëherë Bojarovski nuk ka qenë anëtari i këshillit të RTVM-së. Ai ka qenë kryetar i Këshillit të RTM-së deri më 1 prill të po atij viti.

Ai këtë e vërteton edhe në një deklaratë për portalin “Plusinfo” ku thotë:

“Prej vitit 2006, prej kur u bëra anëtar i Këshillit të RTM-së, edhe më vonë, si kryetar, deri në prill të vitit 2008 kur dhash dorëheqje për shkak të konfliktit të interesave, pas hyra në punë një një televizion privat, unë dhe anëtarët e Këshillit bëmë një luftë të ashpër me Këshillin drejtues dhe drejtorët e RTM-së për shkak të disa vendimeve të tyre në punën afariste, të cilat kishin ndikim negativ në realizimin e përmbajtjeve programore. Intervenimet tona nuk përfunduan vetëm me vërejtjet tona, por, disa herë, për efikasitet më të madh në punë, bëmë ndryshime në përbërjen e KD-së.”

Me dokumentin nga ESHR-ja (që është institucion shtetëror) është vërtetuar se në periudhën e lartëpërmendur Bojarovski nuk ka qenë anëtar i Këshillit të RTVM-së. Poashtu, Këshilli i RTVM-së nuk ka as kompetenca për tendera, me çka kjo tezë bie në ujë.

Mirëpo, edhe përkundër këtyre të dhënave, kontributi me ngulm dëshiron ta nënçmojë Bojarovskin si njeri i cili i ka bërë dëm RTVM-së. Me këtë është shkelur neni 16 i Kodit të gazetarëve, ku thuhet:

Gazetari do ta ruajë autoritetin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

Kjo nuk është bërëm me çka kolegut Bojarovski i është shkaktuar dëm, edhe pse e gjithë e vërteta është në anën e tij. Prandaj, mund të konstatohet se kontributi ka qëllim tjetër, e ai është i qartë, dhe shihet që nga titulli – të nxihet kolegu vetëm e vetëm që të arsyetohet pafuqia për të qenë objektiv dhe i paanshëm.

Ndërsa në pjesën ku sulmohet Millçini, është heshtur fakti se ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të RTVM-së nga Kuvendi i RM-së, ndërsa është propozuar nga Fakulteti për arte dramatike. Kjo do të thotë se ai nuk është bërë anëtar i Këshillit me propozim të ndonjë organizate joqeveritare, siç spinon në mënyrë tendencioze kontributi televiziv.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button