Ky është reagimi i Jankullovskës kur e pyesin për arrestimin e Zaevit (VIDEO)

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska nuk dëshiron t’i komentoj bisedimet siç thotë ajo të përfituara në mënyrë jo ligjore nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas saj ky proces do të duhet të ketë përfundim institucional, duke vlerësuar se siguria në shtet aspak nuk është e rrezikuar. Ndërkaq në pyetjen e gazetarëve se pse nuk e arrestojnë Zaevin nëse thotë se është i rrezikshëm, ministrja Jankullovska zgjedh të hesht dhe nuk përgjigjet.

Ajo nuk e sheh të arsyeshme të japë dorëheqjen, por përsëriti akuzat ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev, edhe pse ishte konfuze nëse bisedat janë të montuara apo autentike.

“Nuk do të komentoja materiale të krijuara të cilat publikohen në mënyrë joligjore dhe që siç ka pranuar ai që i publikon (Zaevi), janë marrë gjithashtu në mënyrë joligjore. Ai po ballafaqohet me një procedurë shumë serioze para institucioneve të Republikës së Maqedonisë”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Mund të precizoni, a janë materiale të montuara apo të incizuara ilegalisht?

“U përgjigja një herë në këtë pyetje”, tha shkurt Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button