Unioni i luftëtarëve: Sistemi i sigurisë së shtetit para shpërbërjes së plotë

Unioni i luftëtarëve të Maqedonisë doli me vlerësim për gjendjen aktuale në Maqedoni.
Luftëtarët konsiderojnë se Republika e Maqedonisë po përjeton krizën më të madhe politike që nga ekzistimi i shtetit, që kanos vlerat e saj themelore dhe ekzistencën.

Informatat e shpalosura për përgjimin sekret të mbi 20.000 qytetarëve (pavarësisht prej kujt), për Unionin janë goditja më e madhe mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë në vend dhe tregon për shpërbërjen e plotë të sistemit të sigurisë në shtet.

Të vërtetat që i shpalosin inciyimet publikisht të prezantuara (prej askujt deri tani të demantuara), tregon për papërgjegjësinë e pakuptimtë dhe të pajeluar të faktorëve përgjegjës shtetëror në sundimin e tanishëm totalitar në vend, pa kujdesin për interesat shoqërore dhe shtetërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button