Të falimentuarit: Kemi nevojë për bukë, jo për çokollada

Liljana Georgievska, përfaqësuesja e punëtorëve të falimentuar ka theksuar se është turp që kjo qeveri të kërkoj nga ministri i financave njëqind piktura për në muze dhe të mos ketë para për 6.000 punëtor të falimentuar të cilët janë të uritur, theksoi.

Për to është shkatërruese që tashmë shtatë vite injorohen kërkesat e tyre, ndërsa sipas Georgievska kryeministri ndaj tyre sillet sikur të mos janë qytetar të këtij vendi. Georgievska i komentoi edhe masat e qeverisë me të cilat shlyhen borxhet e qytetarëve me të ardhura të ulëta. Asnjëri prej të falimentuarve nuk është përfshirë me këtë masë, sqaroi ajo.

Georgievska sqaron se lufta për mbijetesë është e rëndë. Ajo e komentoi bisedën midis ministrave Stavrevski dhe Jankulloska ku financieri i parë ankohet se po harxhohen para popullore për gjëra jo racionale, gjegjësisht “ nuk kemi për bukë a blejmë çokolladë”.

Georgievska i tregoi ministrit të financave Stravrevski se ata as që kanë kërkuar çokolladë dhe as që nipat e tyre janë të kënaqur nëse kanë bukë të hanë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button