Nanë

Nanë, e dashura nanë
Ku e gjen gjithë atë fuqi?
Një mijë derte një mijë halle,
Prap e mbushur me dashuri.
Nanë, e dashura nanë,
Athua si ka mundësi,
Kur Zoti engjujt s‘i zbret n’tokë
Përse në engjull më ngjason ti?
I shenjtë është emri yt,
E pa çmim ëmbëlsia yte,
Faleminderit e shtrenjta nanë,
Për këto të arta virtyte.
Aroma yte misk prej vërteti
Mbush shtëpinë me harmoni,
I jep ngjyra, I jep jetë
Je kandil që ndez lumturi.
Të kompozuara tek ti janë më të mirat gjëra,
Më të përzgjedhurit emra të takojnë ty ,
Dëlirësinë e shpirtit tënd
Mund të ta lexoj çdokush në sy.
Melodinë më të bukur
Të mbushur përplot jetë e gëzim,
E përmban në vete moj nanë,
Ma zbërthën çdo pikëllim.

Një shpirt prej bardhësië
Një zemër pa të meta,
I gjeta tek ti nanë e dashur,
Tek ti pashë çka është e vërtëta.
Perqafimet që mi fal
Ledhatimet që më qetësojnë,
Këshillat, e qeshura dhe zëri i ëmbël,
Asgjësë në botë nuk i ngjasojnë.
Ti, e shtrenjta nanë
Që kur në jetë mua më solle,
As gjumin rehat më nuk e bëre,
Më qëndrove mbrojtësë, m‘u bëre kasolle.
Si buka ytë s‘ka moj nanë
Si duart tua askush s’gatuan,
Edhe në sofër kur së bashku hamë,
Ndricim ka ai vend, asgjë nuk e shuan.
Dashuria yte e pastër,e bardhë
I vetmi shërim për zemrën time,
M’u mboll që kur frymova për hërë të parë,
Kurrë nuk shuhet, vetëm i shtohen vezullime.
Parajsën e gjej aty ku je ti,
Dozën për lumturinë time
Askush tjetër se posedon,
As ata që më së shumti i dua,
Sikur ti nanë askush s’më frymëzon.
Ti,e bekuara nanë,
Veç di të falësh e dashuri të dhurosh,
Athua vallë kjo zemra yte,
A mund të mbetet ndonjëherë bosh?
Si ka mundësi një qenie njerëzore,
Kaq e tillë dhe e bukur të jetë?
Të rrit, dojë dhe edukojë një shpirt
Dhe kurrë lodhje të mos ketë?
Një pikë loti që del nga syri yt
Këtu në Shkup e ndjej,
Persë nanë s’mi qan hallet
Ashtu siç unë ty t’i rrëfej?
Një karakter të mveshur me ngjyrat më të bukura
Një buzëqeshje që thyen të gjitha trishtimet,
I ke ti, dhe vetem ti nanë
Forca e dashurisë sate I mund të gjitha poshtërimet.
Ballin dua të ta puth
çdohërë kur zgjohem e kur bi,
Dua të ta ledhatoj kokën,
Të shërbej, të bëj sajgi.
Nanë, e dashura nanë,
Asnjë ditë se kam jetuar,
Pa e falenderuar të Madhin Zot
Që ty si nanë më ka caktuar.
Ballin kur e vëj në tokë
Dhe me Zotin bisedën nis,
Më gjithë zemër e them lutjen
‘‘Oh Zot ma ruaj pranverën e shtëpisë‘‘.

Vendin më të lartë tek unë e ke
Por edhe te Krijuesi nanë ke shumë vlerë,
Kur lutem për vete, lutem edhe për ty ,
Që edhe në botën tjetër TY nanë të kem përherë!

Poezi nga Aurora Aliu

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button