Jankullovska nuk mërzitet, nuk ka ndërruar as numrin e as telefonin

Ministrja Gordana Jankullovska, bisedat e të cilët me kolegun e saj të financave, Zoran Stavrevski, më shumë dëgjoheshin nëpër konferencat e shtypit të liderit opozitarë, Zoran Zaev, nuk i ka ndërruar numrat, as aparatet e nuk ka ndryshim as në komunikimin e përditshëm përmes telefonit, na tha (përmes telefonit) zëdhënësi Ivo Kotevski, i cili gjithashtu është njëri nga të përgjuarit.

-Ne nuk mundemi ta shkyçim komunikimin telefonik. Ministrja edhe më tej përdor numrat e njëjtë të telefonit ndërsa modelet e telefonave celular i ndërron- thotë Kotevski për “Meta”.

Nga audio regjistrimet e fundit që u publikuan dje, në një pjesë të bisedave të regjistruara me Stavrevskin, mund të dëgjonim se Jankullovska përdor apo ka përdorur model “Iphone”.

Kandidati i LSDM-së për president në zgjedhjet e fundit presidenciale, Stevo Pendarovski, thotë se përdor “Blackberry Samsungs” dhe pas aferës nuk e ndërruar numrin e telefonit.

-Numrin e ndërroj nëse eventualisht fakulteti ku punoj e ndryshon operatorin. Për periudhën për të cilën kam informacione se kam qenë i përgjuar, një herë e kam ndërruar numrin, por edhe atë e “kapën”- thotë Pendarovski për “Meta”.

Çfarë numra dhe modele të telefonave tani përdorin presidenti i shtetit, funksionarët e qeverisë, ministrisë së punëve të brendshme dhe ministrinë e financave?

I pyetëm nëse pas zbulimit të aferës dhe publikimit të bisedave telefonike në opinion, janë ndryshuar sistemet dhe mënyrat e komunikimit gjegjësisht nëse funksionarët më të lartë shtetërorë i kanë ndërruar telefonat dhe numrat që deri m ë tani i kanë përdorur ministrat dhe politikanët? A i kanë mbajtur telefonat e vjetër apo pas regjistrimeve të publikuara dhe ndjekja e komunikimeve të tyre, diçka kanë ndërruar dhe sa kjo aferë ndikon në rutinën e tyre të përditshme në institucionet shtetërore dhe mes ministrave?

Nga kabineti i presidentit deri më tani nuk morëm kurrfarë përgjigje edhe pse pyetjet i kemi dërguar para pesë ditëve. Prej tjerëve, gjithashtu nuk ka përgjigje.

Për dallim prej nesh, pas zbulimit të skandalit (nga ish nëpunësi i Agjencisë nacionale për siguri të SHBA-së, Eduard Snouden) se agjencia me vite ka përgjuar telefonin celular të kancelares gjermane, Angela Merkel, mediumet shkruanin se kancelarja është entuziaste e madhe kur bëhet fjalë për komunikim përmes rrjetit mobil. Për këtë shkak, nga rrethi i afërt mori nofkën “kancelarja mobile” (die Handy Kanzlerin) (Handy është termi gjerman për celular).

“Guardian-i” londinez në atë kohë shkruante, duke u thirrur në raporte të gazetarëve të vitit 2009-të, se Merkel në telefonin e saj ka vendosur çip enkriptues që mos të mund t’ia përgjojnë telefonin. Sipas të dhënave, edhe 5250 ministra tjerë, këshilltarë dhe nëpunës publik kanë qenë të pajisur me teknologjike identike enkriptuese.

Një ndër pyetjet e para që iu parashtruan Merkelit pas zbulimit të skandalit ishte se a e ka ndërruar numrin e telefonin dhe celularin? Përgjigjja ishte: “Jo, nuk i kam ndërruar”.

E pyetur si do të komunikojmë me kancelaren gjermane në Samitin e BE-së në Bruksel në vitin 2008-të, presidenti francez Fransoa Oland deklaroi: “Do të lajmërohemi nëpër telefonat celular dhe do të shkruajmë SMS porosi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button