Alimi gati për ndeshjen e radhës

Mesfushori Armend Alimi është rekuperuar plotësisht dhe nga dita e hënë ka nisur të stërvitet në grup. Kumanovari ishte jashta procesit stërvitor prej nga mesi i përgatitjeve në Antalia, kur si pasojë e dhembjeve në ashtin e këmbës së djathtë ndërpreu punën në grup dhe ushtronte individualisht.

Pas rrikthimit në Tetovë dhe analizave të detajuara ai vazhdoi procesin rehabilitues në bashkëpunim me ekipin mjekësor. Alimi filloi me vrapime të lehta javën e kaluar, ndërsa të hënën ka ushtruar bashkë me futbollistët të cilët nuk luajtën në përballjen e fituar 2:1 me Teteksin. Ai tani ndjehet mirë dhe paralajmëron se do të jetë i gatshëm për sfidën e rradhës me Pelisterin. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button