Ja çfarë mendojnë grekët për Gruevskin dhe aferën e përgjimeve në Maqedoni

“Gruevski ka spiunuar ministrat e tij” është  titulli që haset më tepër në mediat greke që kanë vënë nën thjerrëz zhvillimet e fundit politike në Maqedoni pas aferës së përgjimeve.

Mediat greke në përgjithësi potencojnë tezën se pas aferës “Puc” fshihet fakti se qeveria e VMRO-DPMNE-së insistoi në ideologji imin e maqedonizmit.

Në numrin e saj të fundit gazeta greke “Paron” komenton se Gruevski e ka akuzuar Zaevin se është instrument i shërbimeve të huaja sekrete për skenarë të errëta për de stabilizimin e Maqedonisë. Por, sipas kësaj gazeta de stabilizimin e ka sjell vetë kryeministri Nikolla Gruevski me mbrojtjen e emrit kushtetues dhe identitetin për çka euro integrimi i Maqedonisë i ndalua.

“Gruevski tani kupton se edhe partitë shqiptare me të cilët është në koalicion qeveritar bëjnë presion gjithnjë e më hapur për gjetjen e një zgjidhje për emrin, jo vetëm për shkak të integrimeve, por për shkak se çdo emër me parashtesë gjeografike është në dobi të shqiptarëve”, shkruan “Paron”.

Mediat greke shkruajnë se për shkak të asaj se Gruevski nuk lëshoi para Greqisë, vendet e Bashkimit Evropian vendosën që ta rrëzojnë atë nga qeveria.

“Mos dëgjueshmëria e Shkupit ndaj Greqisë u kushtoi shumë për shkak të izolimit ndërkombëtarë dhe mos suksesit diplomatin për anëtarësim në NATO dhe BE”, shkruan “Kontra News.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button