Shpërthim në një minierë në Dontesk, 32 të vdekur dhe 47 të zhdukur

32 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një minierë karboni në Zasiadko, në periferi të Donetsk të Ukrainës. Një lajm i tillë u konfirmua nga kryeparlamentari ukrainas, Volodimir Groisman.

Ndërkohë Mikhailo Volinets, kreu i sindikatave të pavarura të minatorëve deklaroi se janë së paku 47 persona të zhdukur. Dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një rrjedhje gazi. /noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button