Mustafa: Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-së, por disa individëve

Kryeministri i Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale nuk është kundër luftës së UÇK-së, por kundër disa individëve.

Ai ka thënë se do të procedojnë ndryshimet kushtetuese që të hapin rrugën për themelimin e kësaj Gjykate, transmeton indeksonline.

“Lidhur me gjykatën speciale kemi dhënë përkushtimin për themelimin e gjykatës speciale, ne do të procedojmë në qeveri për ndryshimin e Kushtetutës e cila hapë mundësinë për themelimin e kësaj gjykate. Kjo çështje nuk është e lehtë, mendoj se nuk është çështje e drejtuar ndaj luftës së UÇK-së, por ndaj individëve të caktuar”, ka thënë Mustafa./indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button