Secili fakultet vet do të vendos si do ti plotësojë orët e humbura nga bojkoti

E gjithë mësimi i cili ishte humbur nga okupimi i fakulteteve nga ana e Plenumit Studentor do të kompensohet.

Kur dhe si do të bëhet kjo, do të vendosin vet fakultetet, por nga Plenumi Studentor thonë se nuk do të ketë asnjë problem me plotësimin e mësimit sepse bojkoti është mbajtur gjatë kohës se sesionit të provimeve.

“Prej kur filluam bojkotin dhe okupimin e fakulteteve ne e dinim se është sesioni i provimeve dhe se shumë lehtë do të kompensohen ligjërata”, thonë nga Plenumi Studentor.

Ato thonë se orët do të plotësohen gjatë ditëve të punës apo nëse është e nevojshme do të punohet edhe gjatë vikendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button