Recension: Për SHGM-në nuk është problem që janë përgjuar gazetarët, nëse është për nevojat e LSDM-së

Nevoja për mbrojtjen e ekskluzivitetit të politikës së dikujt te ne është e tillë sa që mund të ndodhë që ndonjë lajm, në vend se për ngjajrne ose motivimin e raportimit, menjëherë të fillojë të komentojë dhe të mos kuptoni fare asgjë për atë që është temë e tekstit. I tillë është edhe ky shembull.

ZNM-Zaev_puc-prislusuvanjeLinku deri te artikulli origjinal: Për SHGM-në nuk është problem që janë përgjuar gazetarët, nëse është për nevojat e LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 26.02.2015, 14:20

Data  e recensionit: 01.93.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Kur është për nevojat e LSDM-së, për shoqatën e gazetarëve të SOROS-it dhe opozitën nuk ka problem të përgjohen gazetarët. Kryetari i SHGM-së në këtë deklaratë skandaloze thotë se në qoftë se gazetarët nuk ka bërë krim, nuk ka nevojë të brengosen për atë se privatësia e tyre do të rrotullohet nëpër programet televizive”.

Ky është i gjithë teksti, mirëpo ka si aneks dhe një video-inçizim të shkurtër, ku një anëtar i kryesisë shpreh frikë se inçizimi i tij eventual telefonik, nëse hipotetikisht është përgjuar (nuk është në mesin e tyre, edhe vetë e pranon këtë), mund të keqpërdoret, dhe në atë diksutim të lirë ka edhe një përgjigje të shkurtër të kryetarit të SHGM-së.

Nga ai videoinçizim askund nuk del se dikush ka përgjuar në dobi të LSDM-së, as për Sorosin ose për dikë tjetër! Domethënë, titulli është krijuar lirshëm, sikurse edhe përmbajtja e shkurtër që më poshtë i ngjitet mbledhjes së SHGM-së. Në fakt, SHGM-ja nga mbledhja e saj doli  me komunikatë të qartë, ku janë dhënë të gjitha detajet ppër debatin dhe për temën. Në këtë lajm, ose si të quhen ndryshe këto dy-tre fjali nga të cilat përbëhet ky tekst, nuk ka asnjë fjalë për përfundimet, si dhe për atë që e intereson medien:

“Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë shpreh shqetësim serioz dhe ashpër e dënon përgjimin e gazetarëve, me çka në mënyrë brutale është suspenduar rendi juridik i vendit dhe masovikisht janët shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut. Është shkelur e drejta e lirisë së të shprehurit, privatësia e gazetarëve dhe e drejta për fshehtësi të burimit të informatave, të cilat janë të parapara në Kushtetutën e Maqedonisë.”

Informimi i këtillë dëshiron të tregojë njëfarë aktiviteti, të përmbajë njëfarë reaksioni për një ngjarje, të ketë njëfarë reagimi ndaj ngjarjes, mirëpo nuke di se si në të vrtetë t’i qaset edhe ngjarjes edhe formës, në vijë të fundit – temës! Prandaj, nuk kemi as lajm, as koment, as citimi të ndonjë pjese thelbësore nga mbledhja e SHGM-së.

Përshtypja themelore e tekstit sikur është komentuese, mirëpo, ai megjithatë, poashtu, “as që është gatuar” e as që është vendosur si duhet, për shkak se edhe komenti kërkon njëfarë sentence, “mase”, fjalë dhe argumente… Kjo është vetëm zëvendësim i tezës: nuk është fajtor ai që ka përgjuar, nuk kërkohet përgjigje se çka do të thotë kjo si veprim disavjeçar, por tani të gjithë njerëzit e pushtetit përpiqen të reagojnë, mirëpo kjo nuk ka asnjë tezë të logjikshme dhe të qëndrueshme. Fitojmë konfuzion, me ç’rast gjithsesi ka edhe probleme emotive – problemi i pushetit me SHGM-në, e cila në mënyrë të qartë dhe të hapur, në mbledhjen e fundit kërkoi dorëheqje nga kryeministri Gruevski dhe nga qeveria:

“Kryeministri Nikolla Gruevski, ministresha për punë të brendshme, Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së, Sasho Nijallkov, patjetër duhe të japin dorëheqje, pa marrë parasysh se kush e ka porositur përgjimin. Ata janë të obliguar ta pengojnë shkeljen e këtillë masovike të të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarëve. Largimi i tyre nga funksioni do të ndihmojë në zbardhjen e gjithë rastit.”

Sa i përket frikës së gazetarëve nga keqpërdorimi i përgjimit, Zoran Zaevi, theksoi se problemi kryesor është se materialet e përgjuara, gjegjësisht versioni i tyre origjinal, gjenden në DSK, dhe atje mund të shfrytëzohen ku dhe kur të duan. Ato, në fakt, kanë mundur të shfrytëzohen edhe më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button