Nikoliç: Kosovën e hasim në çdo tubim ndërkombëtar

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se “të ashtuquajturën Republikë e Kosovës sot e hasni në çdo tubim ndërkombëtar në të cilin shkoni”. Sipas tij, edhe në Lojërat Olimpike Evropiane në Azerbajxhan, me gjithë faktin se ai shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për televizionin publike serb RTS, Nikoliç ka thënë se referendumi në Serbi për pavarësinë e Kosovës nuk është i nevojshëm, pasi që rezultati i tij dihet që më parë, duke shtuar se ai nuk do ta njihte “shkëputjen” e Kosovës edhe sikur qytetarët të votonin për këtë njohje.

I pyetur për platformën e tij për Kosovën, ai u përgjigj se në shkrimin e saj ka shkuar “mjaft larg” dhe që “ai që mendon ta na rrëmbejë Kosovën duhet të mendojë shumë për çmimin”.

Nikoliç vlerësoi se është shumë e vështirë të flasësh me të njëjtit persona për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Kosovën, kur delegacioni i Kosovës e quan veten delegacion i shtetit të pavarur, duke shtuar se pozicioni i tij “mbase është pak më i relaksuar” sepse nuk negocion direkt me shqiptarët në Bruksel. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button