Thaçi paralajmëron vizitën e Daçiqit në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka paralajmëruar se më 25 mars të këtij viti do ta vizitojë Kosovën Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic.

Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka folur edhe për vizitën e tij në shtetin Gjerman.

Ai ka thënë se Gjermania ka mbështetur Kosovën në të gjitha fushat “dhe është shteti që ka dhënë një mbështetje të fuqishme”.

Thaçi ka thënë se edhe migrimi ka qenë temë diskutimi në shtetin Gjerman. Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës është duke u akorduar me Berlinin që t’i kthej imigrantët ilegal për në Kosovë.

“Gjermania do ta ndihmojë kthimin e tyre. Mund të them se Gjermania beson fuqishëm në të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Thaçi. /indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button