10 aktoret më të bukura dhe më të paguara në Turqi

Janë të bukura, kanë stil unik dhe look perfekt. Ja cilat janë aktoret më të bukura dhe më të paguara të momentit në Turqi

Hazal Kaya
Hazal Kaya është e para në listën e aktoreve më të bukura turke. Ka lindur më 1 tetor të vitit 1990 në Gaziantep (Turqi). Emri i saj i vërtetë është Leyla Hazal Kaya, emër mjaft i njohur në insdustrinë turke të filmit. Aktrimi është preokupimi kryesor i saj i momentit.

Tuba Ünsal

 

Tuba Ünsal, një aktore mjaft e njohur në Turqi, vjen e dyta në renditjen e më të bukurave në kinematografinë turke. Ka lindur më 7 dhjetor 1981, në Denizli (Turqi). Emri i vërtetë i saj është Tuba Ünsal. Aktrimi dhe modelimi janë dy fushat me të cilat ajo merret më së shumti.

Beren Saat

 

Aktorja turke, Beren Sat, është njëra prej më të njohurave në Turqi. 30-vjeçarja gëzon një adhurim të madh të publikut dhe honorari i saj për një episod mbërin në 20 mijë euro. Beren nxjerr të holla të tjera edhe përmes reklamave të ndryshme.

Merjem Uzerli

 

Është një nga akoret gjermano-turke më të bukura dhe më të paguara. Merjem është e njohur nga të gjithë për serialin e famshëm “Sulltani i Madhërishëm”, me të cilin u pagua me një honorar 4000 euro për episod në kohën që filloi xhirimet, por më vonë producentët e panë më të përshtatshme të paguhej 12.500 euro. Por edhe kjo nuk mjaftoi për aktoren, pasi ajo u tërhoq pikërisht për shkak të pagesës së ulët.

Burcu Kara

 

Burcu Kara është një emër tjetër në këtë renditje. Ka lindur më 1 mars 1980 në Bursa. Aktrimi dhe prezantimi janë dy fushat e saj të suksesshme, me të cilat edhe ajo paguhet shumë.

Nurgul Yesilcay

 

Nurgul Yesilcay renditet e katra në listën e aktoreve më të bukura turke. Ka lindur më 26 mars, 1976 në Afyonkarahisar (Turqi). Nurgul është e njohur si Jasemini nga seriali “Dashuri dhe Ndëshkim” dhe është njëra prej aktoreve më të paguara, por edhe të privilegjuara turke. Honorari për një episod për Nurgu shkon deri në 20 mijë euro.

Aysun Kayaci

 

Aysun Kayaci është një tjetër aktore, e cila renditet në top listën e femrave më të bukura turke. Ka lindur në mars të vitit 1981 në Stamboll. Përveç aktrimit, Aysun Kayacı merret edhe me modeling, me të cilin fiton shuma të koniderueshme parash. Po ashtu, 34-vjeçarja është e njohur edhe si një ndër prezantueset më të mira të botës televizive turke.

 

Tuba Büyüküstün

 

Tuba Büyüküstün është një aktore tjetër, e cila renditet në top 10-shen e aktoreve turke. Ka lindur më 5 korrik të vitit 1982 në Stamboll. 33-vjeçarja është e njohur si Asia në serialin “Asia”’, serial me të cilin rrëmbëu zemrat e publikut. Popullariteti që gëzon te publiku është i njohur për producentët, ndaj Tuba për një episod merr rreth 12 000 euro. Aktorja, së shpejti do t’i prezantohet publikut në SHBA, në versionin amerikan të serisë turke “20 Dakika”.

 

Bergüzar Korel

 

Bergüzar Korel është po ashtu një nga aktoret më të bukura dhe më të paguar në industrinë turke të filmit. Ka lindur më 2 shtator të vitit 1982 në Stamboll dhe emri i saj i vërtetë është Bergüzar Korel Ergenç. Është një nga aktoret e cilësuara me stilin më të mirë në veshje. E njohur për ne si Sheherzadja në serinë “1001 net” për serinë “Karadayi”, ku luan me Kenan Imirzalioglun, Bergüzar fiton rreth 12 000 euro për një episod. Po ashtu, fitimet e saj vijnë edhe nga fusha e modelimit, të cilën ajo e ushtron prej shumë vitesh

 

Ceyda Ates

Ceyda Ates është një aktore shumë ebukur turke. Ka lindur më 14 shtator në Ankara dhe është mjkaft e njohur në Turqi për rolet e saj në disa seriale. Aktrimi është profesioni me të cilin Ceyda merret prej vitesh./ RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button