Netanjahu e përmendi Iranin 107 herë para kongresmenëve amerikanë

Kongresi amerikan i ka dhënë mundësinë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, që me anë të megafonit të flasë për rreziqet e një pakti bërthamor me Iranin – dhe ai e maksimalizoi mundësinë.

Benjamin Netanjahu ka përmendur emrin e vendit më pak të preferuar hiq më pak se 107 herë, gjatë 45 minutave sa ka zgjatur fjalimi i tij, të martën. Fjala “nuklear” ishte e dyta fjalë më e përmendur, 45 herë, transmeton Telegrafi.

Zgjedhjet në Izrael mbahen brenda dy javëve dhe sipas sondazheve, shqetësimi kryesor tek votuesit është siguria kombëtare, si dhe rritja e kostos së jetesës, sidomos çmimet e patundshmërive.

Sipas ekspertëve, “çdo herë që Netanjahu do të mund të shmangte bisedën rreth ekonomisë do të ishte një ditë e mirë për të”.

Kjo ishte hera e tretë që kryeministri Netanjahu i është adresuar Kongresit, duke u bërë i vetmi lider botëror, përpos Churchillit, që kishte pasur një mundësi të tillë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button